22.10.2017

Januzaj kërkon ndihmë

14 Korrik 2017

Adnan Januzaj ka kërkuar ndihmë nga Mo Farah për të rikthyer karrierën e tij.
Januzaj mori këshilla nga kampioni olimpik Mo Farah për rikthimin në rrugën e duhur karrierën e tij.

Ai iu bashkua Real Sociedadit nga Manchester United për një marrëveshje që vlen 9.8 milionë funta pas sezoneve dëshpëruese në formë huazimi te Sunderlandi dhe Borussia Dortmundi.

23-vjeçari ka pranuar se nuk është 100 për qind i gatshëm dhe ka zbuluar se ka folur me kampionin për 5,000m dhe 10,000m se si të përmirësohet fizikisht dhe mendërisht.