22.07.2017

James vjen me polemika, plas sherri me Robben (Foto)

12 Korrik 2017

James Rodriguez ka shkaktuar problemin e parë pa arritur ende në Bayern Munich.

Real Madrid dhe Bayern Munich kanë arritur marrëveshje për huazimin dy vjeçar të kolumbianit, James Rodriguez.

Por, ende pa arritur në Munich, James ka shkaktuar sherrin e parë.

Bëhet fjalë për numrin e fanellës që do të mbajë James, pasi këtë e përcakton kontrata që ka me kompaninë Adidas.

Sipas asaj kontrate, James duhet të mbajë fanellën me numër 10 në çdo skuadër ku luan, shkruan TZ.

Ky do të jetë një problem i madh në Bayern, pasi tashmë e tetë vite këtë numër e mban legjenda holandeze, Arjen Robben.

Momentalisht në Bayern është i lirë numri 11, i lënë i lirë nga Douglas Costa dhe në rast se arrin marrëveshje me Robben, atëherë holandezi do të merrte numrin 11, të cilin e mban edhe te kombëtarja e Holandes./Express/
Image