16.12.2018

Ja kur do të testohet stadiumi 'Fadil Vokrri'

1 Gusht 2018

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se stadiumi i porsarinovuar i Prishtinës "Fadil Vokrri" do të testohet javën e ardhshme.

Stadiumi "Fadil Vokrri" do të testohet më 6 gusht. Kështu ka njoftuar të martën për gazetën "Koha Ditore" kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi.

Testimi i punëve që janë bërë për dy vjet gjatë fazës së rinovimit ishte paraparë të bëhej të shtunën me një ndeshje të veteranëve, por u shty për afat të pacaktuar për shkak të zisë nacionale të shpallur pas vdekjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.

Testimi i pajisjeve të vëna në stadium, por edhe i hapësirave të ndryshme, do të bëhet të hënën (6 gusht) nga inspektorët e UEFA-s.