23.04.2017

Italianët rezistojnë në “Camp Nou”, Juventusi eliminon Barcelonën

19 Prill 2017

Juventusi eliminon Barcelonën nga Liga e Kampionëve. Italianët nuk janë “thyer” në “Camp Nou”, duke dalë të pamposhtur.

90-minutëshi në shtëpinë e katalunasve nuk prodhoi asnjë gol, kështu që u mbyll 0:0.

Juve kualifikohet pas fitores 3:0 në ndeshjen e parë në Torino.

Në gjysmëfinale, Juve do të ketë përballë një nga Real Madrid, Atletico Madrid dhe Monaco. /Lajmi.net/