28.06.2017

Ismet Munishi dënohet 6 muaj: U kënaqa tu pushu!

19 Prill 2017

Trajneri simpatik kosovar, Ismet Munishi është dënuar me ndalesë të kryerjes së funksionit të trajnerit në kohëzgjatje prej 6 muajsh. I kontaktuar nga Indeksonline, Munishi ka thënë se e pranon vendimin për të cilin ka edhe të drejt ankese.

\"E pranoj vendimin e Federatës, por ju bëj thirrje disa mediave që mos të ngatërrojnë dënimin tim kinse kam kurdisur ndeshje. Unë jam dënuar për shkelje të kodit të etikës pas takimit me gjyqtarët. Kam të drejt ankese për të cilën do të mendoj ende nëse do ta bëj. Aktualisht po qëndroj afër familjen time, madje me ju thënë të drejtën u kënaqa tu pushu\" ka thënë Munishi.

I pyetur për të ardhmen e tij dhe rikthimin e mundshëm te Drita, Munishi ka thënë se ende nuk ka ndonjë vendim. \"Do të mendoj ende. Nuk kam ndonjë plan konkret. Gjatë kësaj kohe kam patur oferta nga disa skuadra. Dritës i dëshiroj suksese gjatë kësaj kohe\" ka thënë Munishi./Indeksonline/