24.10.2018

Hazard i pa interesuar për statistika personale, fitoret synimi primarë

28 Shtator 2018

Performancat spektakolare të Eden Hazard e kanë futur lojtarin në krahasimet me Messin e Ronaldon.

Goli i jashtëzakonshëm ndaj Liverpool vetëm sa rriti këto zëra dhe duket se belgu është lodhur nga krahasimet.

“Nuk kam ndonjë synim konkret. Qëllimi im i vetëm është që të fitoj trofe. Dua trofe” ka thënë Hazard.

“Nuk ka shumë rëndësi sa gola shënoj. Më njihni dhe e dini se nuk më intereson. Dua vetëm të fitoj” ka vazhduar lojtari.

Hazard, i cili ende nuk ka nënshkruar kontratë të re me Chelsea, ka thënë se po shijon momentin dhe është i lumtur./Lajmi.net/