20.10.2019

Grumbullohet ekipi kombëtar i Shqipërisë për ndeshje ndaj Izraelit

4 Shtator 2018

Dje nisi zyrtarisht grumbullimi i ekipit kombëtar të Shqipërisë për ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve ndaj Izraelit.

Në konferencë për shtyp kanë dalë Migjen Basha dhe Sidrit Guri. Pavarësisht një pamjeje të parë me grumbullim të cunguar, Basha beson te një reagim i skuadrës sonë.

“Ne kemi reaguar gjithmonë pas një disfate. Sigurisht që rezultatet nuk kanë qenë pozitive, por duhet të reagojmë menjëherë, pasi besoj që në ndeshjet e fundit nuk është parë kombëtarja e zakonshme”, tha Basha.

Me mungesën e disa lojtarëve, sidomos në repartin e sulmit, Sidrit Guri ka më shumë shanse aktivizimi, edhe pse ai mendon disa ndryshe.

“Unë kam vendin tim, Roshi ka të vetin… secili ka vendin e vet në kombëtare. Unë do të mundohem që të shfrytëzoj mundësitë e mia dhe të jap më të mirën. Ky është synimi im. Duhet të harrojmë miqësoret që kaluam dhe të shohim përpara”, u shpreh Guri./TCH/