18.12.2018

Futbollisti shqiptar që luan për Serbinë: “Nëse nuk më ftoni, do të luaj për Kosovën!”

26 Nëntor 2018

18-vjeçari shqiptar, Arton Zekaj, i cili aktualisht luan për ekipin francez, Lille, dhe i cili ka pasur paraqitje edhe për grupmoshat e reja të përfaqësueses së Serbisë, është i zhgënjyer që është lënë jashtë listës së të ftuarve. Ai ka kërcënuar se do ta braktisë ekipin e Serbisë dhe do t’i bashkohet ekipit të Kosovës, nëse vazhdon të mos ftohet nga trajneri.

Zekaj më herët ka qenë pjesë e ekipit të Partizanit, pasi të kalonte në ekipin francëz vitin e kaluar. Në prill të vitit 2017, ai dhe babai i tij ishin takuar me zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës, por ende nuk ka pasur diçka konkrete prej atij takimi. Ai më vonë e kishte mohuar kalimin te Kosova, por tash është duke e përsëritur një mundësi të tillë, pasi nuk është në listën e të ftuarve nga trajneri.

“Unë isha në dispozicion të trajnerit, por ai nuk më ka ftuar. Nuk e di pse ka ndodhur kjo. Trajneri më tha se donte t’i provonte disa lojtarë të tjerë, e pastaj do të më ftonte edhe mua, por unë mbeta pa thirrje”, tha Arton Zekaj.

Më pas, lojtari tha se nuk do ta presë gjatë Serbinë për ta ftuar. “Kam një ftesë nga Kosova. Ata më kanë kërkuar të luaj për ekipin e tyre. Do të doja të vazhdoj të luaj në grupmoshën e të rinjve, por nëse nuk më duan, nuk mund të bëj asgjë. Do të luaj për ata që më duan më shumë”, tha ai.

Arton Zekaj është lindur në Suboticë, ndërsa prindërit e tij janë me prejardhje nga Prizreni. Ai luan në pozitën e mesfushorit defanziv, raporton “Telegraf”, transmeton