23.05.2017

Fitorja e kthesës së madh

19 Prill 2017

E qetë ishte atmosfera në ekipin e Kosovës në xhudo të martën, dy ditë para se të nisë kampionati evropian. Ekipi i drejtuar nga Driton Kuka ka udhëtuar tashmë për në Varshavë të Polonisë ku zhvillohet evropiani për vitin 2017.

Evropiani i këtij viti nuk dallon prej shumicës së garave në të cilat paraqiten xhudistët, që janë bindshëm sportistët më të mirë në vend. Por evropiani i Varshavës, atmosfera rreth tij, për xhudistët e Kosovës dallon shumë me evropianin e vitit të kaluar, shkruan sot Koha Ditore.

Evropiani i vitit 2016 ishte mbajtur në Kazan të Rusisë dhe atmosfera para fillimit të tij ishte mjaft e tendosur për ekipin kosovar. E marta e javës së evropianit të kaluar dallonte shumë me këtë të martë.

Në Kazan ekipit të xhudistëve fillimisht i ishte thënë se nuk do t\'i lejohej të garonte duke përfaqësuar shtetin e Kosovës. Organizatorët rusë kishin insistuar që xhudistët të garonin si përfaqësues të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos (IJF) si në shumë gara të deriatëhershme të mbajtura në vende që nuk e njohin Kosovën.

Ishin zhvilluar shumë negociata për këtë. Ishin përfshirë shumë palë dhe rezultati nuk dukej premtues.