25.05.2018

Fitojnë Drita dhe Prishtina, titulli vendoset në “finalen e madhe” të xhiros së fundit

11 Maj 2018

Drita dhe Prishtina kanë shënuar fitoret e radhës për të bartur për xhiron e fundit “finalen e madhe” që do të sjellë kampionin e ri të Kosovës në futboll.

Drita në shtëpi ka mposhtur 3:1 Trepçën 89’, ndërsa Prishtina me një gol në minutën e 94’, ka mposhtur 0-1 Lirinë në stadiumin ‘Përparim Thaçi’.

Ndeshja me Trepçën ’89, nuk ishte aspak e lehtë për skuadrën e Bekim Isufit, që pa veten në disavantazh pas pesë minutave lojë, me golin e realizuar nga Otto John.

Përmbysjen që i solli titullin Dritës, e pamë në pjesën e dytë.

Ishte Astrit Fazliu që realizoi dy gola të shpejtë për të përmbysur rezultatin në 2:1.

Pak minuta më vonë, ishte mbrojtësi Fidan Gërbeshi që vulosi fitoren për Dritën.

Dramë e vërtetë ishte ndeshja në Prizren, kur fituesi u përcaktua në minutat shtesë të ndeshjes.

Ishte një gol i shënuar në minutën e 94’ nga Mërgim Pëfqeli, që i solli tre pikë të arta Prishtinës, e po ashtu e rikthej në garën për titull.

Titulli i sezonit 2017/2018, do të vendoset në xhiron e fundit në “finalen e madhe” ku Prishtina në cilësinë e vendasit e pret Dritën në Pejë./Lajmi.net/
\"\"