26.07.2017

Dybala zbulon diçka interesante për finalen me Barcelonën

12 Maj 2017

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, ka zbuluar diçka interesante që i ka ndodhur në vitin 2015, kur iu bashkua “Zonjës së Vjetër” nga Palermo.

Pavarësisht se atë vit i ishte bashkuar skuadrës, Dybala mund të kishte festuar titullin pasi ka treguar se ka udhëtuar me skuadrën pas finales së Championsit, ku Juve humbi nga Barcelona.

Ai shpreson që “Zonja e Vjetër” do të ketë më shumë fat kësaj radhe dhe të arrijë fitore ndaj Real Madridit.

“Hera e parë kur takova shokët e skuadrës, ishte kur më ftuan që të shikojë finalen e Ligës së Kampionëve në Berlin kundër Barcelonës”, tha fillimisht Dybala.

“U riktheva me ta në Itali dhe aty kam njohur pothuajse gjithë lojtarët. Më uruan mirëseardhje, në veçanti, Claudio Marchisio, i cili tha se duhet të rikthemi që të luajmë një tjetër finale”, shtoi ai.

“Gjithmonë kam kujtuar atë frazë dhe tani me të vërtetë jemi atje... shpresoj të jetë një tjetër rezultat”, përfundoi Dybala.

Juventus humbi finalen në vitin 2015 ndaj Barcelonës 3:1, derisa tani do të përballet me Real Madridin në Kardif me 3 qershor./albeu.com/