18.07.2018

Dramë në Bernabeu, Reali në gjysmëfinale

11 Prill 2018

Një superndeshje është zhvilluar sonte ndërmjet Real Madridit dhe Juventusit, në ndeshjen e dytë çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Juventusi ishte i jashtëzakonshëm, duke shënuar 3 gola në këtë takim, transmeton Koha.net.

Mario Manxhukiq shënoi 2 gola, kurse një herë shënoi Matuidi. Dhe kur pritej që ndeshja të shkonte në vazhdime ishte gjyqtari kryesor që akordoi një penalti për Realin.

Në minutën e 90+3 gjyqtari akordoi penalti për Real Madridit, të cilën në gol e shndërroi Cristiano Ronaldo.

Me këtë rast Buffon u ndëshkua me karton të kuq për shkak të protestimit për akordimin e penaltisë.

Real Madridi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, i bashkohet tani Bayern Munichut, Liverpoolit e Romës.