24.03.2017

Dëmtimi i Dybala-s, ja si është situata e yllit të bardhezinjve

20 Mars 2017

Fitorja ndaj Sampdorias kishte shumë rëndësi për Juventusin për të blinduar vendin e parë në renditje, por pati edhe pasoja pasi u dëmtua ylli i skuadrës, Paulo Dybala.

“La Gazzetta dello Sport” shkruan se dëmtimi nuk ka qenë shumë serioz, teksa lojtari ka vendosur për t’iu përgjigjur thirrjes së kombëtares së Argjentinës, ku do t’u nënshtrohet skanimeve përkatëse mjekësore.

Forcimi i kofshës së majtë nuk do ta lejojë atë që të veshë fanellën “Albiceleste\", por do të kthehet menjëherë në Torino, ku do të fillojë operacionin e shërimit. Ky është një lajm i mirë për bardhezinjtë që do të luajnë nga dy ndeshje të rëndësishme ndaj Napolit dhe Barcelonës./albeu.com/