28.07.2017

Dalin informacionet e para për dëmtimin e Sami Khedirës

10 Maj 2017

Sami Khedira mbrëmë u detyrua që të braktiste fushën e blertë vetëm pas 10 minutash, pasi ndjeu një problem në kofshën e majtë.

Mesfushori gjerman sipas të dhënave të fundit nga mediat italiane bëhet fjalë vetëm për një tërheqje të lehtë që do të përcaktohet me më shumë saktësi në orën në vijim, raporton Albeu.

Gjerrmani nuk ka asgjë të rëndë, ndaj dhe prezenca e tij nuk vihet në dyshim për finalen e Championsit më 3 qershor. Khedira do të pushojë për disa ditë, teksa me shumë mundësi mund të humbasë finalen e Kupës së Italisë ndaj Lazios më 17 maj në Romë./albeu.com/