28.05.2017

Chelsea kampion i Premierliges

12 Maj 2017

Chelsea është skuadra e re kampione e Premierligës.

Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte, e ka fituar përballjen vendimtare ndaj WBA-së me rezultat 0-1, për t’u shpallur kampion në Premierligë, për të gjashtën herë në histori të klubit.

Edhe pse e dominoi në tërësi këtë ndeshje, Chelsea vuajti shumë për ta shënuar golin e fitores.

Ishte sulmuesi Batshuayi, që u bë hero i Chelsea dhe tifozëve të kësaj skuadre.

Belgu që hyri në lojën në minutën e 76-të, u gjet mirë në zonën e vendasve për t’ia dhuruar epërsinë dhe fitoren Chelsea në minutën e 82-të, kur pranoi një top nga mbrojtësi Azpilicueta.

Me këtë fitore, Chelsea shpallet kampione e Premierligës, dhe Antonio Conte e arrin këtë sukses në sezonin  e parë në futbollin anglez./Lajmi.net/