19.06.2018

Behrami ka një porosi për Neymarin para ndeshjes Zvicër – Brazil

14 Qershor 2018

Valon Behrami pranon se Zvicra do ta ketë të vështirë duelin me Brazilin.

Valon Behrami ka pranuar se Neymar do të jetë rreziku kryesor i Zvicrës në duel me Brazilin.

Ekipi helvetik takohet me Brazilin në ndeshjen e tyre të parë në “Kampionatin botëror 2018”.

“Neymari është në top tre lojtarët më të mirë në botë. Ne vetëm mund të shpresojmë që ai të ketë një ditë të keqe. Në duel një me një Neymari është i pandalshëm, ne duhet që së bashku si ekip ta bëjmë këtë. Por, në fakt, nuk ka ndonjë mënyrë për ta ndalur atë”, u shpreh Behrami.

Brazili luan ndaj Zvicrës të dielën në ora 20:00.