22.07.2017

Barcelona transferon yllin e Chelseat? (Foto)

11 Korrik 2017

Cesar Azpilicueta mund të transferohet në Barcelonë gjatë kësaj vere.

Transferimi i Antonio Rüdiger nga Roma në Chelsea mund t’i hapë rrugë largimit të Cesar Azpilicueta nga Stemford Bridge.

Sipas Cadena Cope, reprezentuesi i Spanjës mund t’i bashkohet skuadrës së Barcelonës gjatë kësaj vere.

Barcelona edhe më herët ka shfaqur interesim për ish anëtarin e Osasunës dhe Marseilles, por ishte refuzuar nga Chelsea.

Kurse, më herët edhe Azpilicueta ka deklaruar se kalimi te Barcelona do të jetë një ëndërr për të.

Nëse Barcelona dështon që ta transferoj Héctor Bellerín nga Arsenali, atëherë transferimi i  Azpilicuetas në Barcelonë do të jetë shumë i mundshëm. /Express/