16.12.2018

Barcelona dha 160 milionë euro për Coutinhon e lënduar

8 Janar 2018

Nënshkrimi më i ri i Barcelonës, Philippe Coutinho, ka realizuar sot në mëngjes testet mjekësore në Barcelonë, para nënshkrimit të kontratës dhe prezantimit para tifozëve në Camp Nou, transmeton Gazeta Metro.

Por, ekipet mjekësore gjatë testeve kanë zbuluar që futbollisti vuan nga një lëndim në muskulin e djathtë. Klubi katalanas ka bërë të ditur përmes faqes zyrtare që ai nuk do të mund të realizojë debutimin me ekipin edhe për 20 ditët në vazhdim, kohë që nevojitet për kurimin e lëndimit.

Zakonisht testet mjekësore realizohen për të shmangur blerjet e futbollistëve të lënduar apo me defekte shëndetësore, madje ka pasur raste që marrëveshjet kanë kolapsuar pasi lojtarët janë diagnostifikuar me lëndime.

Duket që kjo nuk ka qenë problem për Barcelonën, të cilët kanë pranuar të paguajnë 120 milionë euro që tash, plus 40 milionë të tjera në bazë të bonuseve.