23.07.2019

Albin Tahiri, i 45-ti në Botërorin e skitarisë

6 Shkurt 2019

Garuesi kosovar ishte në mesin e 71 garuesve në super-sllallomin e madh në Botërorin e Suedisë.

Albin Tahiri e ka mbyllur garën e super-sllallomit të madh të Kampionatit Botëror të Skitarisë në pozitën e 45-të, shkruan Gazeta Express.

Skitari kosovar ishte në mesin e 71 garueseve, ndërsa e mbylli shtegun për kohën 1:31.72 sekonda, në evenimentin që po mbahet në Are të Suedisë.

Tahiri në ditët në vazhdim do të garojë edhe në disiplinat tjera.