26.04.2018

Albin Tahiri i 37-i në disiplinën kombinim alpin në LOD 2018

13 Shkurt 2018

Skitari kosovar, Albin Tahiri, ka zënë vendin e 37-të në garën debutuese të tij në Lojërat Olimpike Dimërorë 2018 në PyeongChang të Koresë Jugore.

Tahiri zuri vendin e 37-të nga 65 garues në total në disiplinën kombinim albin në PyeongChang 2018, raporton Express.

Duke marrë parasysh kushtet e vështira atmosferike, veçanërisht gjatë garës së sllallomit, ku si pasojë shumë garues u diskualifikuan, Tahiri u tregua i suksesshëm.

Në garën e parë në lëshim, Tahiri arriti kohën 1:23:84, duke zënë vendin e 55-të nga 65 garues në total.

Ndërsa, në sllallom, 28-vjeçari arriti kohën 2:23.40.

Në ditët në vazhdim, Tahiri do të garojë edhe në katër disiplina tjera në këto lojëra.