21.02.2018

Akil Gjakova i ARTË në Paris (Video)

10 Shkurt 2018

Akil Gjakova ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Paris.

Ai në finale mposhti gjeorgjianin, Lasha Shavdatuashvilli, në kategorinë -73 kg.

Për të arritur deri në finale, Akilit iu deshtë të mposhtë edhe katër kundërshtarë të tjerë, në gjysmëfinale mposhti Tsend Ochir të Mongolisë.

Pas këtij triumfi Komiteti Olimpik i Kosovës e përgëzon Akilin, trajnerin Driton Kuka dhe Federatën e Xhudos së Kosovës për suksesin madhështor.

Vlen te theksohet medalje ka fituar edhe Distria Krasniqi, xhudisja ka fituar të bronztën në kategorinë -52 kg.

Ndërsa pa medalje ka mbetur Nora Gajkova, që u eleminua në rundin e dytë. /Kok/