24.09.2018

Letër e Hapur e Kolegjiumit të Klinikës së Kardiologjisë

24 Qershor 2016

(Opinionit publik, Qytetarëve të Republikës së Kosovës, Presidentit të Republikës së Kosovës, Kryetarit të Parlamentit të Republikës së Kosovës, Kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministrit të Drejtësisë, Ministrit të Shëndetësisë)

Është jo fort e zakonshme që mjekët t’i drejtohen me letra edhe qytetarëve edhe politikës, por ne kemi shumë kohë që po e ndjejmë mbi supet tona jo presionin por fushatën e pandalur për denigrimin e përgjithshëm të Qendrës Klinike dhe në veçanti të personalitetit të mjekut.
Pazakonshëm që t’ju drejtohemi në këtë mënyrë për të treguar të vërtetën tonë që është fshehur nga një fushatë çnjerëzore për të përulur dinjitetin e të gjithë neve që përkujdesemi për shëndetin e qytetarëve të Kosovës. Jemi të vetëdijshëm për përgjegjësinë tonë si punonjës shëndetësorë, por njëkohësisht jemi të bindur në përgjegjshmërinë e plotë të secilit prej nesh në kryerjen e detyrave dhe obligimeve tona si dhe në ndërshmërinë e secilit prej nesh në detyrën e mjekut.
Nuk i kemi ikur asnjëherë asnjë hetimi për punën tonë, sado që të tilla ka patur në të kaluarën në çdo kohë, varësisht nga nevojat e kujtdo dhe varësisht nga egot e cilitdo. Kësaj radhe e kemi përzgjedhur që t’ju drejtohemi për ta qartësuar se në kushtet e këtilla, të rënduara të punës, kur përballemi me konkurrencën e egër të tregut të parregulluar në fushën e shëndetësisë, kur interesat edhe të politikës ngriten mbi nevojat e qytetarëve, ndërtimi i aktakuzave që nuk përmbajnë dhe nuk përputhen me realitetin janë të pandinjitetshme dhe të padrejta, dhe synojnë të fshehin shumëçka që ndodh në shoqëri.
Nuk i ikim asnjë hetimi dhe mbështesim fuqishëm sundimin e ligjit dhe të rendit, që nënkupton funksionimin e shtetit të së drejtës që nuk përbaltë, nuk njollos dhe nuk shpif e shpikë aktakuza të paqena, të bazuara në “inate, smirë, ego dhe xhelozi të cilitdo bartës të institucionit të përndjekjes”.
Po e shkruajmë këtë letër për të hedhur faktet tona, që kundërshtojnë fuqishëm “gjetjet” e Kryeprokurorit të shtetit, mbi të cilat padrejtësisht dhe padenjësisht janë shkruar qindra faqe aktakuzë ndaj mbi 60 punonjësve të shëndetësisë, nga të cilët 44 mjekë, e në fakt përmbajnë të njëjtat “shkronja” si në rastet e mëhershme pa asnjë fakt të ri.
Aktakuza na rëndon se “kemi shpërdorur miliona euro të buxhetit të vendit” duke mos e theksuar faktin se po me këto “miliona euro disa qindra qytetarë të vendit kanë shpëtuar jetërat e tyre, pikërisht për faktin se janë dërguar për shërim”. Gjithashtu aktakauza na rëndon “se kemi shkaktuar vdekjen e pacientëve” dhe ngre “pasigurinë e qytetarit në sistemin shëndetësor të vendit”. Por kryeprokurori ka harruar “qëllimisht” që të marrë shënimet zyrtare për “shpëtimin e jetës së njerëzve në Kosovë” nga pikërisht të njëjtit njerëz që ai i akuzon.
Nisur nga ky fakt dhe nga aktakuza e ngritur, që kemi përshtypjen se bazohet mbi “thashetheme” për të mbuluar “paaftësinë e papërgjegjësinë e atyre që punojnë në institucionet e ndjekjes”  vlerësojmë se:
Vet zgjerimi i hetimeve ka qenë tendencioz, me presione te jashtligjshme mediatike, thirrje dhe presione ndaj njerzëve të sëmurë (pacientëve) e familjarëve të tyre për dëshmi, marrje e dëshmive të tyre si te mirëqena, pa konsulte-ekspertize mjekësore për to, anashkalimi i organeve ligjore: komisionet etiko-profesionale në QKUK, MSH dhe deri në Mjekësi Ligjore.
Akuzohemi se kemi keqpërdorë shumën prej rreth 4.5 milionë euro. Në ndërkohë që me këto mjete kanë marrë trajtim mjekësor rreth 700 pacientë nëpër spitalet private ose publike brenda ose jashtë vendit, të kontraktuara nga MSH.
Akuzohemi se ne komisione konziliare paskemi dhenë fletë referime për trajtim jashtë institucioneve publike për pacient që tashmë kishine kryer procedurat mjekesore dhe me nuk kishin nevojë për to. 
Duam tju sqarojmë se: fletereferimet janë dhenë  sipas UA 10/2013, i cili për raste emergjente parasheh mundesinë për rimbursim deri në 72 orë pas kryerjes së procedurës-retroaktiv (neni 5.1). Fletëreferimi është vetëm njeri nga kushtet për mundësi për aplikim në organet përgjegjëse të ministrisë. Si ka mundësi që një komision i cili është  nën kontrollin e drejtorisë së QKUK (neni 5.2), për 5 vite me rradhë të marrë vetëm mbështetje, e asnjëherë të vetme vërejtje, të akuzohet ky komision, e në ndërkohë të mos pyetet e as të merret në përgjegjësi  Drejtoria e QKUK/SSHKUK, zyrat  ligjore në QKUK e Ministri.  Si ka mundesi që mjekët të akuzohen , ndërkohë  që kanë kryer punën që i obligon udhëzimi administrative, në ndërkohë të mos merret në përgjegjësi  Bordi i MSH, i cili është  organi më i lartë për lejimin apo refuzimin e trajtimit të pacientëve jashtë SHSKUK.
Akuzohemi se kemi dhënë fletë referime për përsona të vdekur:  personat kanë shkuar si raste urgjente, të gjallë (me fleteleshim dhe jo me fletvdekje), e fatkeqësishtë një numër i vogël kanë vdekur gjatë procedurave, dhe familijarët e tyre kanë aplikuar për rimbursim konform UA. Cili ligj i ndalon një familjari të një pacienti shumë të rendë e fatkeq që në procedurë e sipër ndrron jetë, që ai të privohet nga e drejta e vet legjitime e barabartë me qytetarët tjerë.
Si ka mundësi  që mjekët  të  akuzohen  për trajtim të pandërgjegjshëm, në ndërkohë që prokuroria e shtetit shkel vet ligjin duke e anshkaluar  mendimin e përsonave përgjegjës professional brenda sistemit.
Manipulohet opinioni publik me shifra pacientësh të vdekur nepër spitalet private, duke nxjerrë nga konteksti këto numra, për të krijuar huti dhe panik ndër pacientë e familjar, madje duke abuzuar me emocionet e njerëzve të cilët tashmë kanë humbur familjarët e tyre. E vërteta qëndron  me ndryshe: janë trajtuar rreth 8000 pacientë, shpeshëherë me diagnoza shumë të rënda dhe gjendje te pashprese, derisa fatkeqësisht kane perfunduar me vdekje (exitus letalis) rreth 200 sosh, shifer kjo mjaft inkurajuese per trajtimin e syndromes acute koronare (infarktin), kur e krahason me statistikat valide europiane. Per me teper mund te thuhet se aplikimi i metodave kardiologjike invazive ne vendin tone i filluar ne vitin 2007  ka përgjysmuar vdekshmerine e te semureve nga kjo patologji (nga 11% në 6%) si dhe ka ulur ndjeshem invaliditen e perjetshem te tyre, gjithë kjo e krahasuar me epokën kur një procedure e tillë nuk është kryer brenda vendit tone.
Në praktikën tone te  perditshme klinike nuk kemi gjetur as edhe nje rast te vetem (pacient) qe ka marre nje trajtim te panevojshem, pandergjegjshem, ose te gabuar neper klinikat kardiologjike brenda ose jashte vendit,  aty ku kane marre trajtim pacientet tone. Eshte plotesishte joetike dhe joprofesionale, publikimi ose marrja si te mirëqena, e aq me teper si “fakte”, deklaratë e pabaza, laike e ndopnjë rast emocionale të njerezve që mendojnë se janë trajtuar keq, ose kanë vendosur “stente te panevojshme”, duke anashkaluar cdo ekspertizë profesionale.
Akuzohemi për marrje ryshfeti sipas tabelave të gjetura nëpër institucione private, te cilat i konsiderojme të sajuara, shtantazhuese, e qe ishin objekt i sqarimit tone te vazhdueshem gjate bisedave informative me prokurorine e çështjes, i cili nuk ishte në gjendje te jepte as me te voglin argument-deshmi se dikush nga koleget tone ka marre ryshfet.
Kujt i pengojne  sukseset e Kardiologjisë dhe Kardiokirurgjisë?
Ne kohën kur Klinika e Kardiologjisë me mbeshtetje zero (psh nuk eshte blere as edhe nje aparate EKG, perkunder kërkesave të vazhdueshme, e leme ndonjë aparaturë tjetër) nga MSh dhe qeveria, arriti te përmbyllë komplet ciklin e trajtimin te semundjeve kardiovaskulare: Trajtim invaziv, implantim te elektrostimulatoreve, deri ne trajtim te Kardiokirurgjik.
Duke e ndjere vetën komplet te pafajshëm në të gjitha pretendimet e prokurorit, ne te posht-nënshkruarit, kërkojme, qe drejtesia te vendos sa me shpejt verdiktin e vet perfundimtar, ne menyre qe te ruhet integriteti i jone moral, etik dhe professional, ndërsa pergjegjesit dhe fajtorët eventual të marrin denimin e merituar.


Kolegjiumi i Klinikës së Kardiologjisë