26.07.2017

Duart e “papastërta” me nder të pastër!

11 Maj 2017

Se sa është e veshtirë të fitohet paraja me nder dhe djersë në këto ditë të vështira dhe te errëta nga rrenat dhe mashtrimet e njerëzve të cilët në sy të shikojnë dhe të mashtrojnë pa pikë të moralit dhe ndërgjegjes, të gjithë ne e dimë.

Por, sa është e vështirë të sakrifikosh veten tënde që të punosh një punë me nder, sinqeritet dhe djersë e cila nuk do të sjell të hyra shumë, por mjaftueshëm, shumë pakë nga ne këto e dimë.

Njerëz të sinqert asnjëhere nuk e përbuzin dhe nënçmojnë punën e dikujtë tjeter, çfarëdo qoftë ajo. Por, njerezit të cilët vrapojnë pas një copë ‘’letre’’, përmes rrugës së mashtrimeve, dallavereve, tradhëtisë, ndonëse pretendojnë që i kanë duart e pasterta edhe pse janë të bardha, ata në faktë zemren, duart dhe nderin e kane të zi. Por, ata nuk munden këtë të dallojnë. Sepse, katrani është zëvendesues i gjakut i cili e drejtonë zemrën e tyre!

Këpucetari, Jashar, çdo ditë me pesë komandantë të dorës së djathtë, ia jep urdhërin pesë ushtarëve të dorës së majtë të kujdesën për pastërtinë e shumë njerëzve që pretendojnë të jenë të pastër në dukje të jashtmë, por ndoshta mbrendësia e tyrë është e zhytur.

Secila rrudhë në dorën e tij, tregonë për punën e ndershme dhe të sinqert.

Ai, mundë t’i ketë duart e zeza dhe ndonëse të papastërta, por puna qe e bën me ndershmëri dhe djersë është e bardhë dhe më e paster se sa loti qe del nga syri.

Ah, sikur t’i kishim gjithë duart e Jasharit!

D.G