22.08.2018

Zyrtare: Era Istrefi hap sot Botërorin ‘Russia 2018’ – performon LIVE

14 Qershor 2018

Këngëtarja kosovare Era Istrefi, do të hap sot zyrtarisht Kampionatin e Botërorit në futboll Russia 2018.

Ajo bashkë me Will Smith dhe Nicky Jam do të performojnë ‘live’ para një numri të madh të të pranishmëve, adhurues të futbollit, shkruan lajmi.net.

‘Live it up’ titullohet kënga e cila është realizuar edhe me videoklip dhe ka marrë pëlqimin e shumë njerëzve andaj është klikuar 20 milionë herë.

Lajmi se këngëtarja kosovare do ta hapë Botërorin i ka gëzuar të gjithë shqiptarët. Vendimin për pjesëmarrjen e saj në ‘Russia 2018’ e ka konfirmuar nëna e Erës për Klan K. derisa ka shtuar se Era Istrefi që në fillim kishte një marrëveshje të tillë prandaj dhe do të respektohet deri në fund.

Në ora 17:00 nis gjithçka dhe ndeshja e parë e cila do të zhvillohet do të jetë ndërmjet Rusisë dhe Arabisë Saudite./Lajmi.net/