25.09.2018

Tre shqiptarë në Eurovizion

12 Shkurt 2018

Si asnjëherë më parë në Eurovision Song Contest 2018, në Lisbonë të Portugalisë do të jenë tre këngëtarë shqiptarë.

Ai që do të këndojë me flamurin kuq e zi është Eugent Bushpepa, si fitues i Festivalit të 56 të RTSH, me këngën e “Mall”.

Një këngë rrok që alternohet me vokalin e këngëtarit. Ai rrëfen historinë e tij personale të mallit pasi këngën e ka kompozuar kur ishte larg familjes.

Ermal Meta, është shqiptari fitues i edicionit të 68-të të Sanremos. Kënga e tij “Non mi avete fatto niente”. “Nuk më keni bërë asgjë”, së bashku me kalabrezin Fabrizio Moro, do të jenë përfaqësuesit e Italisë në Eurovizion.

Të dy këngëtarët realizojnë një himn kundër terrorizmit dhe vetë teksi i këngës rrëfen rëndësinë e të mos pasurit frikë, apo të vazhduarit e jetës pavarësisht tronditjeve nga e keqja.

Por Ermal Meta nuk do të jetë fieraku i vetëm në Eurovizion. Këngëtarja me origjinë shqiptare, po nga Fieri, Eleni Foureria, do të garojën nën flamurin qipriot në Festivalin Evropian të Këngës.

Aktorja, balerina dhe këngëtarja shqiptaro-greke është njëlloj si Meta, e ka filluar karrierën e saj në grup e më pas solo.

Kënga e saj “Fuego”, “Zjarr”, është kompozuar nga producenti dhe autori suedez Alex P.
Festivali evropian e ka një pikë të fortë gjeopolitikën, kështu që përfaqësia në të e tre shqiptarëve, është një lajm i mirë për artin tonë.