21.08.2018

Timo Flloko flet për marrëdhënien me Verën: Ajo nuk...

12 Mars 2018

I ftuar në “Wake Up”, aktori Timo Flloko teksa foli për librin e tij të dytë me poezi “Kërcim në bosh”, ndau me publikun dhe momente të jetës së tij personale.

Ai u ndal në raportin që ka me bashkëshorten e tij, regjisoren Vera Grabocka. “Verës ia dëgjoj gjithmonë mendimin. Ajo nuk gabon, ajo di të thotë çfarë është e rëndësishme dhe çfarë jo. Për mua ka shumë rëndësi opinioni i saj”, u shpreh aktori.

Timo Flloko tha se është pikërisht bashkëshortja që i lexon e para poezitë që ai hedh në letër./Top Channel/