22.11.2019

Tayna dhe Granit Xhaka ushtrojnë bashkë në palestër

17 Qershor 2019

Tayna është takuar me Granit Xhakën derisa ka shkuar për të ushtruar në palestër.

Granit Xhaka ka qëndruar disa ditë në Kosovë, ku ka qenë njëri ndër organizatorët e ndeshjes bamirëse mes yjeve.

E ai duket se ka qenë edhe për të ushtruar në një nga palestrat e Prishtinës, ku i ka rastisur ta takojë reperen Tayna.

Tayna sigurisht se nuk e ka humbur mundësinë ta bëjë një fotografi me yllin botëror të futbollit, ndërsa kjo foto tashmë është publikuar edhe në rrjetet sociale./Gazeta Express/