18.07.2018

Sot finalja e Eurosong, sa janë gjasat e Shqipërisë?

12 Maj 2018

Sonte në Lisbonë do mbahet nata finale e festivalit Eurosong me 26 shtete.

Në mes të shteteve pjesëmarrëse është edhe Shqipëria, që me Eugent Bushpepën ka arritur të kualifikohet në finale.

Por, sa ka gjasa që të fitojë Eugenti? Le të shikojmë se çfarë thonë bastoret.

Favoriti për të fituar sivjet, sipas pothuajse të gjitha bastoreve, është Qipro, shkruan Gazeta Express.

Të gjitha bastoret e favorizojnë Qipron, që ka koeficient nga 1.9 deri 2.4. Pas Qipros është Izraeli dhe Irlanda.

Lajm i mirë këtu është se Qirpo përfaqësohet nga shqiptarja Eleni Foureira (Entela Fureraj) e lindur në Fier.

Në anën tjetër, Shqipëria ka një kuotë mjaft të lartë dhe është në mesin e tre vendeve të fundit me kuotat më të larta, para Serbisë dhe Sllovenisë.

Fitorja e Shqipërisë kuotohet nga 151 deri në mbi 500.

Kurse, gjasat e Shqipërisë për renditje në top 10 duken më të larta.

Bastoret e kuotojnë Shqipërinë mes 5 dhe 8 që të renditet në top 10, ku është para disa shteteve tjera.

Në kategorinë "Top Balkan", pra cili shtet i Ballkanit do të renditet më mirë, Shqipëria është e dyta pas Bullgarisë dhe kuotohet mes 5 dhe 7.5.