22.09.2018

Shokohet Selena Gomez pas lajmit për fejesën e Justin Bieber

8 Korrik 2018

Selena Gomez e cila dikur ishte e dashura e këngëtarit Justin Bieber është habitur kur ka kuptuar se ish i dashuri i saj është fejuar me modelen e njohur Hailey Baldwin.

Një burim i afërm me këngëtaren Selena Gomez bën të ditur se lajmi për fejesën e Bieberit dhe Baldwinit i ka ardhur si një bombë.

Burimi ka thënë se kur ka kuptuar Selena lajmin është tronditur krejtësisht, “sinqerisht ajo nuk ka mundur ta besoj se Justini i ka propozuar Haileyt”, shkruan hollywoodlife raporton Insajderi.

Këngëtarja që dikur ishte për një kohë të gjatë në lidhje me Justin Bieber thotë se nuk mendon se ata e kanë seriozisht vendimin për martesën e tyre.

“Nëse është një propozim serioz, dhe Justin është plotësisht i sinqertë që dëshiron të martohet me Hailey, atëherë Selena nuk mund të bëjë asgjë mirëpo vetëm disa muaj më parë Justin kishte thënë se dashuria e tij do të jetë e pavdekshme duke u betuar se nuk mund të jetonte pa të”, ka thënë burimi.

Mediat ndërkombëtare janë duke raportuar se Justin Bieber i ka propozuar për martesë të dashurës së tij modelës Hailey Balwdin, në një restorant në Bahamas.