24.10.2018

Rita Ora fle e zhveshur, e bëri të ditur nëpërmjet publikimit të fotos së fundit

4 Tetor 2018

Këngëtarja Rita Ora si çdo herë tjetër ka rrëmbyer vëmendjen me një fotografi.

Komplet e zhveshur në shtrat, ylli i muzikës botërore e ka konfirmuar se fle pa asnjë rrobë në trup, shkruan lajmi.net.

Rita fotografinë e ka postuar në llogarinë e saj në Instagram, aty ku shpesh sjell risi për fansat e saj, qoftë nga jeta private por edhe karriera e suksesshme muzikore.

Këngëtarja kosovare po vazhdon të jetë numri 1 në ballinat e mediave të huaja dhe projektet muzikore të saj nuk kanë të ndalur.

‘Let you love me’ titullohet kënga më e re e saj, e që në kanalin zyrtar në Youtube është shikuar 14 milionë herë.

Pas gjashtë vjetësh ajo do ta publikoj edhe albumin e saj të radhës i cili titullohet ‘Feniks’ dhe do të lansohet më 23 Nëntor./Lajmi.net/