18.12.2017

Rita dhe Roza Lati i shpallin ‘luftë’ njëra-tjetrës live në emision!

12 Tetor 2017

Nënë e bijë, Rita dhe Roza Lati ishin sot të ftuara në emisionin “Kush vjen për drekë”, në Tv Klan.

Për hërë të parë Roza dhe Rita ishin përballë njëra-tjetrës në kuzhinë, për të konkuruar me specialitetet e tyre. Por, fakti që është konkurs ka nxitur Ritën t’i afrohet së bijës duke i thënë se do të fitojë ajo.

“Do ta fitoj unë dhe harroje, u bëre ti”, tha Rita.

Ndërkohë që Roza iu kthye duke i bërë “presion”, teksa i tha: Do shkojmë në shtëpi ne, do shkojmë!/tvklan.al/