24.11.2017

Rihanna nuk është e vetmja për sheikun, ai ishte i martuar (Foto)

11 Gusht 2017

Këngëtarja Rihanna nuk është dashuria e vetme e miliarderit Hassab Jameel, para saj në jetën e tij ishte një tjetër femër.

Martesa e sheikut miliarder kishte përfunduar para se ai ta takonte Rihannën, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Ishte Rihanna ajo që arriti ta mbante larg nga mediet këtë sekret të Hassanit për gjashtë muaj rresht.

Hassan Jammel ishte martuar me Lina Lazaar në një ceremoni luksoze në Shtëpinë e Operës së Parisit, në vitin 2012.

Një burim i TheSun tha se “Martesa e tij mbaroi para se të takonte Rihannën, pasi u divorcua ai Lina është lidhur me një partner të ri”.

Për dallim nga Rihanna e cila është këngëtare, ish-gruaja e Hassanit, Lina Lazaar është specialiste në fushën e artit, e cila në disa raste edhe u shpërblye me çmime prestigjioze./Lajmi.net/