18.12.2017

Reperi i njohur arrestohet për përdhunim

10 Tetor 2017

TMZ raporton se viktima që pretendon se e dhunoi Nelly, ka thënë se të dy u takuan në një klub në shtetin e Uashingtonit të premten mbrëma dhe më pas u kthyen në autobusin e tij të turneut, ku e detyroi atë të bënte seks pa prezervativ.

Gruaja thotë se ajo i tha jo. Gjithashtu raportohet se ajo pohon se pas incidentit, reperi i ofroi asaj para, të cilat ajo nuk i pranoi.

Nelly ka shkruar një deklaratë menjëherë pasi u lirua nga burgu të shtunën, duke thënë: “Më lejoni t’ju them se jam i tronditur që isha në shënjestër të një pohimi të rremë, unë jam plotësisht i pafajshëm, jam i bindur se sapo të shikohen faktet, do të jetë shumë e qartë se unë jam një viktime e një pohimi krejtësisht të rremë”.

Nelly u arrestua gjoja për dhunimin e një gruaje gjatë turneut. Reperi 42-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Cornell Haynes, Jr., u arrestua nën dyshimin për përdhunim në shtetin e Uashingtonit të shtunën por u lirua nga paraburgimi. Avokati i tij e ka quajtur pretendimin “të rremë”.