22.11.2017

Publikohet performanca e “zjarrtë” e Ritës në ‘MTV EMA’

14 Nëntor 2017

Ngjarja e cila këto ditë ka marrë tërë vëmendjen e medieve vendore dhe ndërkombëtare është \"MTV Europe Music Awards\".

Kjo ngjarje u mbajt të dielën në Wembley Arena në Londër me nikoqire këngëtaren shqiptare me famë botërore, Rita Ora, shkruan lajmi.net.

Rita ka qenë në titujt e medieve më me nam në botë për paraqitjen e saj që nga tapeti i kuq ku u shfaq me robdeshambër dhe peshqir në kokë, deri në ndërrimin e 12 palë veshjeve të tjera.

Përveç se drejtoi ceremoninë, Rita ka performuar edhe këngën e saj më të re me titull “Anywhere”, meqë rast ka “ndezur” skenën e Webley.

Rita Ora këto ditë ka qenë gjithashtu e nominuar në kategorinë “Dukja më e mirë”, por që nuk arriti ta marrë atë çmim, por dy shqiptarë të tjerë të cilët fituan çmime në këtë ceremoni janë Dua Lipa dhe Ermal Meta. /Lajmi.net/