18.07.2018

Performanca e “zjarrtë” e Dua Lipës në Glasgow

14 Prill 2018

Pas përfundimit të turneut në Australi, ku ishte e ftuara speciale e Bruno Mars, Dua Lipa nuk është ndalur me koncerte.

Ajo këto ditë ka filluar turneun evropian, në të cilin çdo ditë mban koncerte në vende të ndryshme, shkruan lajmi.net.

Mbrëmë, këngëtarja ka performuar para publikut britanez, ku dhuroi një prej atyre performancave të saj të zakonshme, me shumë energji në skenë.

Me stilin e saj unik, Dua Lipa edhe kësaj radhe ka performuar vetëm në reçipeta, ndërsa sipër kishte veshur një xhaketë dhe pantallona të gjerë.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Dua Lipa është “One Kiss”, në bashkëpunim me Calvin Harris./Lajmi.net/
\"\"

\"\"

\"\"