20.10.2019

Pas Action Bronson edhe Dua Lipa shijon ushqimet tradicionale

11 Gusht 2018

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa mbrëmë mahniti publikun shqiptar me performancën unike.

E pas koncertit ajo sot ka vazhduar ditën teksa në rrjete sociale ka shfaqur disa nga ushqimet tradicionale shqiptare, shkruan lajmi net.

Në bazë të imazheve të publikuara në profilin e saj, Instagram Dua ka treguar se po shijon disa nga ushqimet siç janë: specat, pite, supë etj.

Pas reperit shqiptar, Action Bronson edhe Dua siç shihet po argëtohet pafund në Kosovë me miqtë dhe familjarët.

Ndryshe, ajo pak më parë falënderoi të gjithë fansat që e ndoqën nga afër atë dhe për atmosferën e madhe që krijuan./Lajmi.net/