19.06.2018

Paris Hilton harron të fejuarin në aeroport, videoja po bën xhiron e botës

9 Janar 2018

Trashëgimtarja e hoteleve, Paris Hilton para ditësh është fejuar me aktorin, Chris Zylka.

Kjo ngjarje kishte bërë bujë në mediet botërore, sidomos unaza me gurë diamanti që ajo pranoi nga i fejuari, shkruan lajmi.net.

Ajo planifikon që shumë shpejt ta bëjë dasmën dhe se përmes rrjeteve sociale ka kërkuar ndihmë nga ndjekësit që t’ia propozojnë ndonjë vend për dasmë.

Mediet e huaja së fundi kanë publikuar një video e cila po bën xhiron e botës, në të shihet se si modelja harron të fejuarin në aeroport.

Derisa gazetarët po e prisnin atë për ta pyetur rreth fejesës, ajo e shpërqendruar vrapon në makinë duke harruar të fejuarin, të cilin kthehet ta marrë pas disa minutash./Lajmi.net/