25.05.2018

Nuk ndalen “Shaolin Gang”, transformohen për videoklipin e ri

14 Maj 2018

Dy reperët Blunt dhe Real janë bërë emra shumë të komentuar në tjtujt rozë.

Ata janë aktiv në publikimin e disa videove në rrjete sociale, në të cilat u bëjnë ‘diss’ kolegëve, por edhe bëjnë njoftime për fansat, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ata kanë njoftuar se kanë udhëtuar në Amerikë për të realizuar xhirimet e videoklipit të këngës së re.

Të ulur në një tavolinë dhe me një stil ndryshe nga ai që jemi mësuar t’i shohim më parë, dy reperët njoftojnë se po sjellin diçka të madhe.

Se çfarë po përgatisin Blunt dhe Real kësaj radhe, mbetet të shihet ditëve në vijim./Lajmi.net/