20.11.2017

Nora performon me katër meshkuj të zhveshur (Foto/Video)

11 Gusht 2017

Nora Istrefi ka pasur një nga performancat më të mira të kësaj vere mbrëmjen e kaluar së bashku me Gjikon.

Ata performuan në skenën e Zone club në Prishtinë, ku para publikut prishtinas prezantuan hitin e tyre “Gabime”.

Por, në performancën e saj individuale, Nora u shoqërua nga katër meshkuj të zhveshur, të cilët vallëzonin me këngët e saj.

Nora ndryshe dukej e përkryer në fustanin e bardhë të disenjuar nga Valdrin Sahiti.

Nora Istrefi është këngëtarja më aktive shqiptare këtë verë, duke mposhtur të gjitha konkurrentet e saj. /Telegrafi/