25.05.2019

Nisi Fest ’57 në RTSH

20 Dhjetor 2018

Mes një shkëlqimi të admirueshëm, në Pallatin e Koncerteve në Tiranë nisi sot nata e parë e Festivalit të 57-të të këngës në RTSH, festivalit më të vjetër të muzikës së lehtë në Shqipëri, një nga ngjarjet muzikore më të rëndësishme në Shqipëri.

Edicioni i 57-të prezantohet nga aktori i mirënjohur Viktor Zhusti dhe aktorja dhe këngëtarja kanadeze me origjinë shqiptare Ana Golja. Kjo e fundi këndoi këngën “Mall” fituese e festivalit të kaluar.

Mes shumë krijimesh juria ka përzgjedhur 22 këngë të këngëtarëve të vjetër dhe të rinj. Disa prej tyre janë deklaruar hapur se synojnë të fitojnë këtë aktivitet shumë të rëndësishëm.

Nga ana artistike ky festival i është besuar sopranos me famë botërore Inva Mula, si Drejtore Artistike, Producent Muzikor Sokol Marsi, Skenarist Pandi Laço dhe Regjisor Bledar Laço. Fituesi i festivalit si zakonisht do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong./rtsh/