17.11.2018

Nexhmije Pagarusha del nga spitali

11 Korrik 2018

Këngëtarja e madhe shqiptare, Nexhmije Pagarusha, është liruar nga spitali, pas një aksidenti që kishte pasur mbrëmë në shtëpi.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë të saj përmes rrjeteve sociale.

Sipas tyre, gjendja shëndetësore e Pagarushës është më e mirë dhe pas trajtimit mjekësor është liruar.