14.11.2018

Në Rusi, përveç Erës, në finalen e Kampionatit performon edhe këngëtarja e njohur shqiptare

12 Korrik 2018

Më datë 13, 14 dhe 15 Korrik këngëtarja Arilena Ara do të jetë në Rusi për të performuar.

Në faqen e FIFA-s ku është publikuar tabela e programit shihet emri këngëtares Arilena Ara e cila do të këndojë para një numri të madh të të pranishmëve, shkruan lajmi.net.

Duke qenë se ajo këndon 3 ditë rresht atje më datë 13 në një festival në Bellorusi, më datë 14 do të jetë pjesë e organizimit ku dy përfaqësueset, ajo e Anglisë dhe e Belgjikës do të ndeshen për vendin e tretë.

Poashtu Arilena do të performojë edhe më datë 15 ku luhet për Kupën e Botës ndërmjet përfaqësueseve Francë- Kroaci por nuk dihet nëse do të performojë në të njëjtën skenë me Era Istrefin.

E lumtur që do të jetë atje është shprehur edhe vetë Arilena e cila lajmin e ka ndarë me ndjekësit në Instagram./Lajmi.net/