16.10.2019

Mozzik ia blen vetes një dhuratë tejet luksoze

11 Gusht 2018

Reperi nga Ferizaji, Mozzik është goxha aktiv në rrjete sociale.

Ai publikon imazhe dhe video të llojllojshme ku shpesh ndan me fansat ngjarje nga përditshmëria e tij, shkruan lajmi net.

Në një foto të fundit të publikuar në profilin zyrtar Instagram, Mozzik tregon se ia ka bërë vetes një dhuratë tejet luksoze.

Ai i ka blerë vetës një nga orat më të shtrenjtë ‘Rolex’ që kanë një vlerë marramendëse e që për të është e para.

“E para”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Mozzik dhe e dashura e tij, Loredana pritet të bëhen prindër së shpejti./Lajmi.net/