24.11.2017

Motrat Mustafa publikojnë këngën ‘Kanagjegji’ (VIDEO)

17 Korrik 2017

Këndojnë që kur ekzistojnë, janë të njohura për butësinë, zërin e ëmbël dhe aftësinë për ta bërë për vete publikun.

Bëhet fjalë për Motrat Mustafa, të cilat janë shumë të dashura për publikun.

Ato para pak minutash kanë publikuar këngën ‘Kanagjegji’, këngë kjo e cila i përshtatet çdo vajze që do të martohet.

Kjo këngë e cila u lansua në ‘Youtube’, nuk erdhi me videoklip nga këngëtarët por vetëm me kolazh të fotove të ndryshme.

Në një prononcim për Gazetën Express, Sahidja, ka treguar arsyen se përse e sollën në këtë mënyrë.

‘Këtë këngë nuk kemi dashtë me sjellë me videoklip për shkak se para tri jave kemi publikuar këngën ‘Zemrës nuk i dihet’. Kjo këngë është pjesë e albumit tonë të fundit të cilin e kemi publikuar katër ditë më parë’, ka thënë Sahidja për Express.

Albumi ‘Zemrës nuk i dihet’ ka gjithsej tetë këngë, të cilat janë ritmike.