22.10.2017

Modelja shqiptare në romancë me Jake Hall

14 Korrik 2017

Aktorja me origjinë shqiptare, Misse Beqiri po shijon në maksimum lidhjen e saj disamujore me stilistin Jake Hall.

Beqiri 29 vjeçare dhe Hall, 26 vjeç, janë me pushime në Spanjë, nga ku kanë njoftuar shtatzëninë e aktores dhe modeles shqiptare.

"Bota ime është e kompletuar...Mezi po pres të të takoj", shkruan Hall në Instagram, ndërkohë që kishte postuar një foto ku puthte barkun e Misse-së.

Misse Beqiri është me origjinë shqiptare, por e lindur në Malmoe, të Suedisë. Ajo u bë e famshme si protagoniste në serial-show-n "Real Housewives Of Cheshire".

Ajo gjithashtu ka qenë e martuar me portierin e Danimarkës dhe Manchester United, Anders Lindegaard, nga viti 2014 deri në 2016-ën, me të cilin ka edhe një djalë, të quajtur Julian.