20.09.2019

Mediet e huaja listojnë Duan në mesin e artisteve me veshjen më të mirë në “Grammy”

11 Shkurt 2019

Lady Gaga, Kylie Jenner dhe Dua Lipa janë artistet e veshura më së miri në "Grammy".

Çmimet e edicionit të 61-të të “Grammy” nisën me parakalimet e yjeve të veshur plot stil në tapetin e kuq, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Lady Gaga, Kylie Jenner dhe Dua Lipa kryesuan listat e stilit teksa arritën në qendrën Staples në Los Angeles, për natën më të madhe në muzikë.

Lady Gaga kishte veshur një fustan punuar nga “Celine”, me të cilin 32- vjeçarja kishte vënë në pah këmbën.

Këngëtarja ka arritur që të fitojë dy çmime “Grammy” dhe një “BAFTA” brenda natës.

Niqkoqirja e këtij eventi, Alicia Keys kishte veshur një fustan të kuq, të gjatë nga “Armani”, ndërsa vëmendje morën edhe Jameela Jamil, Camila Cabello, e të tjera.

23- vjeçarja Dua Lipa zgjodhi për këtë mbrëmje një fustan të markës “Versace”, kurse Kylie Jenner një kostum me ngjyrë rozë të lehtë. /Lajmi.net/