18.12.2017

Mbesa e saj ka bërë diçka të mahnitshme për nder të Monës

6 Dhjetor 2017

Ka kaluar më shumë se një vit që kur motrat Ismajli i dhanë lamtumirën e fundit nënës së tyre, Mona Ismajlit.

Krahu i djathtë i këngëtarëve të njohur, kishte ndërruar jetë pas një sëmundjeje të shkurtër, transmeton Gazeta Express.Por, kujtimi për të nuk shuhet asnjëherë as nga vajzat e as nga familjarët e saj.

Së fundmi është kjo mbesa e Monës, Yllka e cila në kujtim të hallës së saj ka bërë një gjest shumë human i cili emocionon të gjithë fansat e Adelinës e Zanfinës.

Yllka ka kërkuar nga shoqëria e saj që për ditëlindjen e saj mos t’i blejnë dhurata por që parat t’i dërgojnë në fondin për Kancer.

Këtë e ka bërë të ditur Zanfina përmes një postimi që ka bërë në llogarinë e saj në Instastory.

“Ciao zemer, per hire te hallës Mona per ditëlindjen time kam vendos qe te kërkoj nga shoqëria ime te mos me bljen dhurata por qe paret ti dergojn ne fondin per Kancer. I mblodha me shume se 100 euro dhe i dërguam ne fondin e femive këtu”, kishte shkruar Yllka.