20.11.2018

‘Ëndrra bëhet realitet’, këngëtarja shqiptare ngjitet në skenën gjigante të Moskës (Foto)

14 Prill 2018

Është një prej këngëtareve që ka shënuar shumë suksese në karrierën e saj si këngëtare.

Elhaida Dani vazhdon të shënojë arritje të reja në karrierën e saj, kësaj radhe ka arritur aty ku e kishte ëndërr, shkruan lajmi.net.

Elhaida sonte ngjitet në një ndër skenat më të rëndësishme në fushën e muzikës, e që është ajo e Moskës.

“Ëndrrat bëhen realitet!

Duke përformuar sonte për herë të parë në një ndër skenat më të rendësishme botërore ! “, ka shkruar këngëtarja mbi fotografinë që publikoi në rrjete sociale.

Këngëtarja ishte përgatitur për performancë, e që dukej shumë më ndryshe prej herave të tjera, por që pranoi komplimente për këtë arritje.