20.10.2019

Lirohet Action Bronson, që u arrestua mbrëmë në gjatë koncertit

12 Gusht 2018

Mbrëmë u mbajt nata e dytë e festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë.

Ndër emrat e njohur që performuan në skenën e festivalit ishte edhe reperi Action Bronson, shkruan lajmi.net.

Gjatë performancës së tij, reperi në një moment ndez marihuanë në skenë, veprim ky që bëri të reagojë policia dhe ta arrestojë.

Sipas policisë, Bronson ka qenë i arrestuar bashkë me katër persona të tjerë, të cilët ishin të dyshuar për posedim narkotikësh.

Lajmi.net merr vesh se Action Bronson është liruar dhe ndaj tij nuk është shqiptuar asnjë masë e ndalimit./Lajmi.net/