20.09.2019

“Zemër” nga Dhurata Dora, miliona klikime vetëm për 3 ditë

23 Prill 2019

Këngëtarja Dhurata Dora ka vetëm tre ditë që ka sjellë projektin e saj të ri muzikor “Zemër” në bashkëpunim me reperin Soolking dhe ka rezultuar një sukses i madh.

Ata kanë marrë mbi 11 milionë klikime në Youtube duke thyer rekord e duke lënë pas gjithë hitet e estradës. Padyshim që “Zemër” do jetë hiti i verës që do të pushtojë të gjitha klubet e natës dhe lokalet verore.

Në këtë këngë, Dhurata u shfaq në super formë dhe klipin e xhiroi në kryeqytetin e Shqipërisë. Thuhet se pas këtij suksesi, ajo po përgatitet për të sjellë një këngë në gjuhën gjermane me qëllim për të hyrë në tregun e huaj.